Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, njëkohësisht lidere politike në Qarkun e Tiranës, në takim me gratë u shpreh se vetëm PS-ja dhe Edi Rama u ka dhënë hapësirë kaq të madhe.
Spiropali nuk kurseu ironinë edhe për opozitën, teksa tha se për herë të parë bie dakord me ta, kur pranojnë se nuk mund ta mundin dot Edi Ramën dhe PS.
“Kundërshtarët e shohin ndryshe, ata thonë se Edi Rama nuk mundet, hera e parë që jam dakord me ta. Duke parë mbështetjen e grave, e dinë më mirë se PS u ka dhënë hapësirë të madhe, deri në nivele të larta të drejtimit Nuk e zëmë vetëm si numra, gratë janë më pranë komuniteteve dhe bëjnë ligje më të mira, 50% të këshillave bashkiakë janë femra. Kjo është meritë e PS-së dhe liderit tonë Edi Rama. Misioni ynë tani është garë për Shqipërinë Europiane”– u shpreh Spiropali.


