Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ku ka vendosur të tregojë një vjershë të Dritëro Agollit.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë🙏”, shkruan kreu i qeverisë krahas postimit.
Vjersha “Kundërshtarëve të mi” të Dritëro Agollit:
“Ju aq baltë po hidhni mbi mua,
Sa në baltën që kam përmbi trup
Mund të mbijë një dardhë a një ftua,
Një korije e madhe me dushk.
Në korije dhe dru mund të mbani,
Mund të shkoni për gjah me langonj,
Mund të ngjiti në pemë të hani,
Po të doni dhe dardha, dhe ftonj.
Balta ngrihet mbi mua e pasur,
Sa mbi baltën kuroja bleron…
Trupin tim ma bleruat padashur
Dhe ma bëtë vërtetë plantacion”.
