Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë një të ri pasi ka kundërshtuar me dhunë dhe ka kanosur punonjësit e policisë rrugore.


Në pranga ka rënë Hasan Toska, 22 vjeç, banues në  Bulqizë, i dënuar më parë për veprat penale prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje me dhunë.


Arrestimi i tij u bë në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Dovalan”.


Sipas bluve, “dyshohet se 22-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë dhe kanosur për  ti mos vendosur  masë  administrative, punonjësit e policisë rrugore,  pasi këta të fundit e kishin konstatuar duke lëvizur me mjetin  e tij me targa AA 591NF, me perde në pjesën e mbrapme të xhamave të mjetit, në kundërshtim me nenin 72, pika 9 dhe 12, të Kodit Rrugor”.


Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.


4 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)