Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, është paraqitur sot në dyert e SPAK, duke kërkuar heqjen e sekuestros së llogarive bankare.
Ndërkohë, në orën 12:30, në Gjykatën e Apelit, pritet të mbahet seanca për Erion Veliajn. Procesi ndaj tij vazhdon të zgjasë, pasi dje, pas një seance maratonë prej 7 orësh e 30 minutash, vendimi u shty për shkak të provave të reja të paraqitura nga prokurorët e posaçëm.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura, avokatët e Veliajt kërkuan lirimin e tij nga paraburgimi, ku ndodhet që prej 10 shkurtit. Megjithatë, gjykata vendosi të shtyjë vendimin për të mërkurën në orën 12:30, për t’i dhënë kohë mbrojtjes të njihet me provat e reja të SPAK.
