Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka reaguar pas lirimit nga qelia të kolegut Ulian Bajrami.
I pyetur mbi arsyen se pse nuk u ndërpre bojkoti i seancave pas daljes nga burgu të avokatit, Haxhiu u shpreh se nuk ishte ky qëllimi i tyre. Ai theksoi se Dhoma e Avokatisë mori vendimin për bojkotin e proceseve gjyqësore penale për shkak sipas tij të koncepteve që kanë kolegët tanë prokurorë e gjyqtarë në trajtimin e avokatëve.
“Jo të gjitha proceset gjyqësore u bojkotuan, por vetëm ato penale. Qëndrimi i dhomës së Avokatisë ishte i moderuar, matur dhe nuk ishte për të nxjerrë nga burgu kolegun tonë, por për konceptet që kanë kolegët tanë prokurorë e gjyqtarë në trajtimin e avokatëve. Nuk e ndjejmë veten të barabartë në proces me prokurorin, gjykata është pozicionuar një me akuzën. Është shkelur një parim i paanësisë. Është absurditet të mendosh që po shtyhet disa ditë bojkoti dhe u fitua çështja apo u pengua. Kupa është mbushur, po qe se do ketë rast të tillë do braktisen të gjitha proceset për muaj të tjerë.”, deklaroi ai.