Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër në orën 16:00, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Në mbledhje do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënie autorizimi për arrestimin e Ahmetajt dhe ushtrimin e kontrollit në banesën e tij. Sipas kërkesës së SPAK, mbledhja e ditës së nesërme do të zhvillohet me dyer të mbyllura për të respektuar kuadrin ligjor mbi ruajtjen e sekretit hetimor.
Sekretari i Përgjithshëm pritet të njoftojë Ahmetajn në lidhje me zhvillimin e mbledhjes.