Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi në një komunikim për mediat se më 9 nëntor do të zhvillohen zgjedhje në 5 bashki të vendit, përjashtuar Tiranën. Vendimi vjen pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi dekretin e Presidentit për përfshirjen e kryeqytetit në këto zgjedhje.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse më 31 tetor Gjykata Kushtetuese vendos që dekreti i Presidentit të jetë i vlefshëm edhe për Tiranën, Celibashi tha se kjo është një situatë që mbetet për t’u parë kur të ketë një vendim zyrtar. Deri atëherë, zgjedhjet do të mbahen vetëm në 5 bashki dhe jo në Tiranë.
“Se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtuese merr një vendim apo një vendim tjetër nuk do të preferoja ta bëja sepse do të isha në pozitën e një komentatori. Në kapacitetin tim, mendoj që vlen të them se sa do të vijojmë. Kushtetuesja ka caktuar datën 31 për të vendosur mbi këtë çështje që mund të jetë vendimi përfundimtar, në çdo lloj versioni qoftë KQZ, qoftë Këshilli i Ministrave ose Presidenti s’do të shohin nëse do të ketë vend në secilin këto institucione, për të marrë vendime.
Nuk do te preferoj të flisja se çfarë duhet të bënin institucionet. Nuk është çështje ditësh, pasi kushtetuesja mund ta shqyrtonte edhe këto ditë ose edhe pas 31 tetor, nga pikëpamja e asaj që mund të prodhojë nga pikëpamja juridike nuk lidhet me datën si vetvete.
Procesi i përgatitjes së zgjedhjeve është një proces që kërkon një periudhë kohe të caktuar, në rastin e zgjedhjeve të pjesshme është e përcaktuar qartë se nuk do të bëhen jo më afër se 31 ditë që nga momenti që është bërë vakanca, dhe jo më shumë se 45 ditë pas shpalljes së vakancës. 30 ditë më vonë nga momenti i vakancës”, tha Celibashi.