
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj gjate një trajnimi për mjekët dhe infermierët për përballimin e urgjencave tha se Covid po vazhdon me mutacione edhe pse ato nuk janë agresive.
Sipas Bratajt, komplikacionet më të mëdha virusi i shkakton tek mushkëritë por nuk është se nuk kap edhe organe të tjera të trupit.
“Ka lëshuar mutacione më të ngadalta. Është fakt pozitiv. Kap çdo organ, nuk është thjesht i mushkërive. Shenjat e simptomat tipike janë kollë temperaturë, dhimbje koke, fyti, vështirësi në frymëmarrje, por këto të gjitha nuk shfaqen njëherësh, do shfaqen hap pas hapi.
Tipike është dhimbja e kokës, dhimbje të forta koke që kam parë edhe vetë në pacientë të ndryshëm që referojnë se dhimbja është në vijimësi dhe është tipike e këtij virusi.Po ashtu humbja e shijes dhe nuhatjes që për fat të mirë korrespondon në format e lehta më shumë i përhapur.
Shenjat e tjera, janë bashkëshoqëruese. 3-5 ditët e para, pacienti nëse e ka formë të lehtë, do ndryshojë. Nëse do vijojë pas javës së parë ashpërsimi i simptomave të jeni të sigurt që do përkeqësohet. 7-14 ditët e para është kyçi i suksesit të monitorimit dhe trajtimit të pacientit.
Ekzaminimi objektiv nga koka te këmbët na thotë shumë, ngjyra e lëkurës, e buzëve qafa, na tregojnë, dëgjimi i pulmoneve, majat dhe bazën, ka zhurma respiratore, të gjitha na thonë diçka. Nëse dëgjojmë fishkëllima janë akoma te bronket,” tha Brataj.