Drejtuesi i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, e komentoi pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme me mungesën e një kundërshtari. Pas fitores së kandidates së Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, a tha për mediat se pjesëmarrjen e ulët nuk e shikon si mesazh për PS-snë.
“Jo nuk mendoj kështu, ju e patë që edhe nga përqindja e votave ishin socialistët që kishin dalë për të votuar”, tha Çuçi për gazetarët.
Ai i krahasoi këto zgjedhje si një ndeshje futbolli me kundërshtar të dobët, ku rezultati dihet dhe stadiumi mbetet bosh.
“Pjesëmarrja varej nga shumë fenomene që lidhen me faktin që ishin zgjedhje të pjesshme, ishin zgjedhje që nuk kishin kundërshtarë të fort dhe kur je pa kundërshtarë, është si në futboll që kur nuk ke një kundërshtar të fortë dhe dihet rezultati, stadiumi mbetet bosh”, tha Çuçi për mediat.


