Mbrëmjen e sotme në ‘Goca & Gra’ ka qenë e ftuar mamaja e Martin Canit, Florina.
Një vit pas ngjarjes së rëndë ku një 14-vjeçar është vravë me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, Florina ka treguar momentet e fundit me të birin por edhe librin që është duke shkruajtur për të.

“Ky ka qënë viti më i vështirë. Kur më kujtohet më merret fryma, më vjen ndërmend kur merrte çantën për të ikur në shkollë. Ky ka qenë viti i tmerrit.
Familjarët por edhe të gjithë shqiptarët na kanë respektuar pafund dhe na kanë qendruar afër.
Unë po shkruaj një libër, ardhja e Martinit në jetë, ai ka qenë fëmijë shumë i saktë. Në libër e kam përshkuar të gjithë jetën e tij me detaje nga lindja deri në momentin që ndërroi jetë në mënyrë të padrejtë nga një bashkëmoshatar.
Ditën e fundit iku dhe më përqafoj, më tha “mami ika, mirupafshim”. Gjithmonë e shoqëroja me sy deri sa hipte në furgonin e shkollës.”- tha mamaja e Martin Canit.