Avokati Saimir Visha ka publikuar sot lajmin se është divorcuar me bashkëshorten e tij në Gjykatën e Tiranës.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai tregon sesi e ka përjetuar divorcin, teksa shprehet se ndihet i vetmuar. Vishaj përmend edhe sëmundjen e rëndë me të cilën e fitoi betejën, teksa thotë se “ish-gruaja iku me vrap duke e lënë në vetmi”.
“Vetmia është gjëja më e rëndë që i ndodh njeriut. Linda nga dy prindër të mrekullueshëm, u bëra një baba i denjë i dy djemve me mbiemrin Vishaj, por ç’do, sot mamaja e djemve u divorcua nga Gjykata e Tiranës duke e përdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr përfundimisht mbiemrin Vishaj. Ja pra, kjo është vetmia: që kur të zë një sëmundje, ish-gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vjet që bashkëjetonte. Kur ishim mirë, s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time…” – shkruan Vishaj./ Top Channel
