Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën teksa rrëfeu se ku e gjen motivimin për performancën e tij.
Kreu i qeverisë, në podkastin e tij “Flasim”, u shpreh se e motivojnë “ata anti-age” që dalin rrugëve, duke ironizuar kështu opozitën dhe ish-kryeminsitrin Sali Berisha, i icili u lirua ehde nga arresti i shtëpisë. Kryeministri Rama rrëfeu se sapo mendon të rrijë rehat, por akuzat e opozitës e motivojnë për të punuar.
“Mua performancën ma motivojnë, ata anti-age që dalin rrugëve dhe më motivojnë. Edhe kur them të rri i çik rehat, nuk më lejnë rehat dhe motivohem”, u shpreh shkurtimisht kreu i qeverisë.