Avokati Kujtim Ibra ka bërë një deklaratë të fortë teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News.
Ai ka reaguar ashpër mbi kërkesat e njëpasnjëshme nga politikanët e arrestuar dhe dënuar mbi kushtet e burgut apo paraburgimit, apo edhe për masat e sigurisë. Sipas avokatit, politikanët ngrenë zërin vetëm kur preken interesat e tyre e jo për qytetarët dhe hallin e këtyre të fundit.
“Çfarë janë këta politikanë? Kërkojnë kushte për paraburgimin… jo kafaz xhami, jo pranga, jo ajo jo kjo. Këta e ngrenë zërin vetëm për menderen e tyre. Pse nuk kanë folur për një djalë të ri 35 vjeç që ka qëndruar në paraburgim në hekura me kushte mizerable? Pse nuk e kanë ngritur zërin për qytetarët? Pse hallin e Erion Veliajt do kemi ne? E Berishës… e kryeministrit apo presidentit? Këtyre nuk i intereson fare për qytetarët. Vetëm kur i vjen tek duart e tyre flasin. Kur u afrohet SPAK-u ngrenë zërin. Po çfarë janë këta more? Me këta duhet të merremi ne?”– u shpreh ai i revoltuar.
