Partia Demokratike protestoi sot para kryeministrisë, ky ndryshe nga të hënat e tjera, pati përmasa kombëtare në pjesëmarrje.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha tha në fjalën e tij se opozita nuk do të ndalet, teksa lavdëroi SPAK, dhe sulmoi gjykatën kushtetuese. Pas fjalës së tij protestuesit hodhën molotov tek kryeministria për tu zhvendosur më pas drejt godinës së Parlamentit. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga u shpreh se kur u mbyll protesta askush nuk e dinte se ku do të shkonin, ndërsa kreu i PD tashmë ndodhet në seli.

“Për shkak se protesta nisi nga selia dhe u mbyll këtu ku edhe Berisha është, në këtë seli ka rënë heshtja. Protesta kapi edicionet e lajmeve por jo primet në TV. Ishte protesta e parë kombëtare, Berisha një pjesë të fjalës foli për marshim drejt Surrelit, por përfundoje tek shtëpia e demokratëve dhe jo drejt Surrelit. ai nuk dha një datë se kur do të nisë kjo qëndrese. Berisha ishte i pari që tërhoqi protestuesit dhe u mbyllë në seli. Mund të them që nga rikthimi i Brishën në PD, protesta më e mirë ka qenë e 7 Korrikut, kjo sot nuk e kaloi testin e 7 Korrikut.

Numri I tyre kishte gropa të zeza, për të dhënë efektin që janë shumë në numër largohen nga njëri tjetri. Ishte numër I kënaqshëm. Mund të themi që të paktën njerëzit që ishin aty pritën të kishte aksion, pati tentative përplasje por ndali aty nuk pati tentative për tu future në Kryeministri. Kur u mbyll protesta askush nuk e dinte se ku do të shkonin. Berisha tha se do marshojnë drejt Surrelit por u zhvendosën në selinë e PD. Protestuesit nuk dinin se kë të ndiqnin dhe ku të shkonin. Burime pranë PD më kanë thënë se ka një pjesë juristësh dhe deputetësh që kanë shkuar në komisariatit numër 1”, u shpreh Menga.