Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë urimin e tij një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video nga atmosfera festive pranë Xhamia e Namazgjasë, teksa në sfond shpërthejnë fishekzjarrë.

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme😍 Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij në “Facebook”.