Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në lidhje me ngërçin e krijuar mës Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama kujtoi kohën kur Albin Kurti dhe Vetëvendosja vendosën të garonin në zgjedhjet parlamentare të viitit 2021, ndëërsa tha se ai nuk ia ka përmendur fare Kurtit këtë gjë, dhe nuk e kishte problem që ai garonte kundër tij.
“Shqipëria s’është parti politike në Kosovës. Unë personalisht s’kam parti poilitike të regjistruar në Kosovës. Madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të nisur fushatën elektorale në Shqipëri, me një parti të regjistruar në Shqipëri që garonte kundër partisë time, unë e kam pritur Albinin për drekë. As nuk e kam pasur problem. Dhe s’ja kam ngritur fare si çështje, se si ti vjen bën fushatë këtu kundër meje dhe do takim. Absolutisht jo. Tani ç’lidhje ka që Shqipëria se mbështeti Kosovën për luftën e bandave. Ne jemi shtet. S’jemi parti politike. S’kam dëgjuar asnjë prej aleatëve, që thotë se Kosova s’duhet të luftojë bandat.
Ky është interpretim shumë i shtrembër, që s’ka të bëjë me bandat. Ky realitet ka të bëjë me faktin, dhe ky është arsyeja e pozicionit tim. Të gjithë aletaët i kanë vënë Kosovës në treyze, mundësinë për marrëveshje historike që cliron Kosovën nga zona në hije e mosnjohjeve nga gjysma e botës dhe nga pesë shtete. Dhe kjo është arsyeja pse jemi angazhuar në këtë proces. Pastaj se cfarë bën Kosova këtu brenda me bandat, bizneset, sigurimet shoqërore, kjo nuk është detyra jonë”, ka thënë Edi Rama.