Gazetari Alban Dudushi është shpreh se Albin Kurti, i cili fitoj zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, ka pasur një strategji për të zvarritur dhe për të lodhur opinionin publik, e më pas të fitojë votat.

I ftuar sot në ‘Top Story’, ai u shpreh se Kurti nuk ka qenë i interesuar të bëjë qeveri me koalicion, ndërsa është shprehur se ai ka qenë i qartë në taktikën e tij.

“Një nga strategjitë e Kurtit është që ai do të zvarris formimin e qeverisë dhe do e mbajë në këtë lloj tensioni politikën e Kosovës. Në fakt Kurti nuk ka qenë i interesuar të bëjë qeveri më koalicion, por ta zvarrisë dhe ta lodhi publikun. Ka qenë e gjitha një strategji e zvarritjes dhe së lodhjes së opinionit publik. Ka qenë i qartë në taktikën e tij.

Unë po them që lodhja dhe dorëzimi i çon votat te ai, sepse strategjia e opozitës që nga 2021 kur Kuti mori mandatin e parë ishte stërgjia që ne e hapim rrugën, ti gabo dhe ne përfitojmë nga gabimet e tua. Në një moment kur nga një anë ke destabilitet, lodhje dhe ftesa të pasinqerta për LDK, nuk ke një opozitë që frymëzon, çon votat te ai që duket më i fuqishëm për momentin. Kusarit i vjen keq që nuk ka fituar opozita dhe jo që ka fituar VV”, u shpreh Dudushi.