Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Partia Socialiste do të vazhdojë të mbështesë pa kushte punën e SPAK, duke theksuar se kushdo që bën punë të paligjshme dhe të pasinqertë, duhet të marrë përgjegjësitë për veprimet e tij.
Ai iu referua deklaratave të Sali Berishës, i cili ka thënë se do ta shkrijë SPAK nëse vjen në pushtet, duke e quajtur këtë një qëllim të pamundur dhe duke garantuar se PS është mbrojtësja e reformës në drejtësi.
Rama shtoi se pushteti politik nuk mund të kontrollojë drejtësinë dhe se, përkundrazi, do ta mbështesë procesin e SPAK deri në fund, pavarësisht gabimeve që mund të shoqërojnë këtë proces.
Ai gjithashtu theksoi se kush devijon nga rruga dhe përdor pushtetin e dhënë nga populli për qëllime jo të ndershme, duhet të përballet me pasojat e veprimeve të tij.
