Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me emërimin e Dashnor Sulës në krye të Inspektoriatit të Përgjithshëm, duke e përshëndetur për detyrën e re, por njëkohësisht duke i dhënë edhe disa “këshilla” publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe theksoi se shpreson që Sula, në rolin e ri si Kryeinspektor i Përgjithshëm, të mos e konsiderojë gjobën si mjetin e parë për t’u përballur me bizneset, por të ndjekë një qasje më këshilluese dhe parandaluese.

Megjithatë, deputeti socialist ngriti me ironi edhe një tjetër shqetësim, duke e cilësuar largimin e Sulës nga angazhimi i drejtpërdrejtë me zonat rurale si një humbje për fshatin. Sipas Braçes, kontributi i tij në terren do të mungojë, ndërsa ai tashmë do të ushtrojë një funksion administrativ në nivel qendror.

Reagimi i Braçes:

URIME DASH!

PUNE TE MBARE! Sinqerisht!

Dua shume ti hysh i ti dalesh ne fund sic ligji parashikon:

GJOBA NUK ESHTE ALTERNATIVE E PARE!

Po bere kete, ja ke dale!

Nderkohe nje merak e kam;

Kush do flase per fshatin tani? Se ti flisje gjithmone per fshatin, vecanerisht kete sezon. Te ndiqja dhe une. Tani kush do flase? Eshte humbje e madhe per fshatin Dash! Mendoje dhe kete!