Gjykata e Posaçme ka hedhur ditën e sotme shortin elektronik për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Ema Cokun, Pirro Xhixhon dhe Fatime Kryemadhin.

Burimet të sigurta dhe jo zyrtare i konfirmuan gazetares së Top Chananel, Anila Hoxhës se gjyqtare nga shorti është caktuar Irena Gjoka, e cila në seancë paraprake me dyer të mbyllura do të shqyrtojë fashikujt e SPAK që ka ngritur akuza nga korrupsioni fshehja e pasurisë dhe pastrimi i parave.

Dosja me pesë të akuzuar ju dorëzua gjykatës në 29 gusht mbas një hetimi të hapur në 2019.

Top Channel