Këtë të enjte, Komisioni i Verifikimit pranë SPAK do të bëjë të ditur emrin e propozuar për drejtuesin e ri të BKH, i cili do të dërgohet për miratim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Pas shqyrtimit të aplikimeve dhe dokumentacionit të 13 kandidatëve, vetëm 7 prej tyre kaluan me sukses në fazat e mëtejshme të procesit të vlerësimit.
Kandidatët që vijuan garën dhe që njëri prej tyre pritet të jetë sot emri propuazuar, janë:
1- Andi Pogaçe
2- Artur Beu
3- Elton Kërluku
4- Gentian Ndoi
5- Gentjan Shehaj
6- Gledis Nano
7- Joni Keta.
Krahas komisionit të përbërë nga tre prokurorë të posaçëm, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të misioneve që kanë asistuar në zgjedhjet e kreut të ri të të BKH (BE dhe OPDAT).
Mësohet se gjatë fazës së fundit, njëri nga 7 kandidatët është skualifikuar nga gara për të marrë pozicionin drejtues. Aktualisht mbeten 6 kandidatë janë në garë.
I gjithë grupi që garon ka kaluar fazën e testit të arsyetimit logjik, kontrollin mjekësor, testin fizik, esen me shkrim, intervistën, fazën e verifikimit të figurës, deklarimin e pasurisë dhe testin e poligrafit.
Pasi komisioni të dërgojë emrin në KLP, “qeveria e prokurorëve” voton kandidatin i cili merr mandat 5 vjeccar për të drejtuar “FBI shqiptare”.
Ish drejtoreshës së BKH Aida Hajnaj i përfundoi mandati në muajin gusht të këtij viti, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri.
