Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka sqaruar se predikuesi i njohur fetar Imran Hosein nuk ka asnjë lidhje me KMSH dhe nuk është ftuar për asnjë aktivitet, ligjëratë apo vizitë zyrtare nga ky komunitet.

Në nje reagimin KMSH thekson se nuk ka informacion mbi arsyet e vizitës së Hosein apo mbi vendimin e autoriteteve për ndalimin e tij në vendin tonë.

Në reagimin KMSH thotë se për çdo sqarim të mëtejshëm duhet ti drejtoheni autoriteteve të sigurisë dhe institucioneve përkatëse.

Sipas informacioneve paraprake, predikuesi i njohur fetar u ndalua nga policia kufitare në Rinas, pasi autoritetet e sigurisë dispononin të dhëna që e lidhin me veprimtari të mundshme terroriste.

Imran Hosein kishte planifikuar një vizitë me karakter fetar në Shqipëri, por pas verifikimeve të kryera, u vendos që ai të mos lejohet të hyjë në territorin shqiptar.