Në Tiranë, policia ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku 31-vjeçari Mario Rroshi humbi jetën. Deri tani, hetimet tregojnë se dyshohet për një vetëvrasje.
Sipas informacioneve, Rroshi ka ardhur me një monopatime dhe e ka lënë atë poshtë pallatit, përballë ambulancës në Rrugën e Kavajës. Pas kësaj, ai është ngjitur në sheshpushimin e katit të pestë, ka lënë xhupin në shkallët e pallatit dhe më pas është hedhur.
Hetimet e policisë sugjerojnë se ai mund të ketë vuajtur nga depresioni. Prindërit e tij, në dëshminë e dhënë, nuk kanë raportuar për konflikte të mundshme që mund të kenë ndikuar në veprimin e tij, duke e theksuar se nuk ishin të vetëdijshëm për ndonjë problem të rëndësishëm.
Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie, duke marrë në shqyrtim të gjitha mundësitë që kanë lidhje me gjendjen emocionale dhe arsyet e tjera që mund të kenë ndikuar në këtë ngjarje.


