PROFILI


Artan Didi aksionArtan Didi ishte një nga oficerët e parë që u largua nga detyra, pasi Partia Demokratike erdhi në pushtet në vitin 2005. Bashkë me Didin asokohe u largua edhe Niko Brahimaj, ish-shef i Antiterrorit. Artan Didi ka lindur në Tiranë. Është diplomuar në fushën ushtarake, specialiteti gjitharmësh, si dhe në Drejtësi. Ka filluar karrierën në polici në vitin 1992 si instruktor i armëve të zjarrit në repartin RENEA. Më pas ka kaluar në detyrën e komandantit të grupit. Në vitin 1995 kalon në repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë në Linzë, me detyrën komandant kompanie. Në vitin 1997, emërohet komandant i RENEA-s dhe deri në vitin 2000 mban këtë detyrë. Më pas kaloi shef i Komisariatit të Objekteve dhe prej andej zëvendësoi Niko Brahimajn, në detyrën e drejtorit të Forcave Speciale. Në fund të vitit 2001, lirohet nga detyra dhe emërohet në Berat për një kohë të shkurtër, pasi më vonë caktohet drejtor i Drejtori i Pergjithshem i Policise Artan Didi_1Institutit të Policisë. Në fillim të vitit 2004, ricaktohet drejtor i Forcave Speciale, por lirohet brenda vitit. Emërohet përsëri pedagog në Akademi nga ku del në reformë. Didi njihet si një prej komisarëve të hekurt të Policisë së Shtetit deri në 2005-n. Ai ka qenë pjesëmarrës në disa operacione të rëndësishme, deri te ndjekja e terroristëve islamikë, ku madje në një ngjarje ai mbeti i plagosur. Didi ka qenë aktiv me RENEA-n deri në 2005-n dhe FNSH-të. Ai u largua nga detyra pas vitit 2005, pasi shihej si pjesë e pushtetit të kaluar. Ka marrë pjesë edhe në disa operacione antidroge në Lazarat, ku njihet si polici që ka depërtuar mes bandave dhe njeriu i parë me uniformën e Policisë së Shtetit që është futur në fshatin e drogës gjatë 1997-s. Në disa raste ai është sulmuar me armë zjarri dhe lënduar. Artan Didi është me origjinë nga Tepelena dhe ka rreth 30 vite karrierë në Policinë e Shtetit. Në vitin 2005, Didi doli në lirim dhe, pasi nisi një biznes privat, emigroi me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me lotari. Artan Didi mbeti i plagosur rëndë gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari për terrorizëm në Tiranë. Sipas Partisë Demokratike, Didi ishte i akuzuar për vrasjen e kriminelit Flamur Pisli që kishte rrëmbyer autobusin. Më pas ai u akuzua se si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk mund ta mbante këtë pozicion, pasi ai nuk kishte vitet e nevojshme në detyrë për të përballuar përgjegjësitë e kryepolicit. Më tej, në krye të Policisë së Shtetit, Didi u bë pjesë e aksionit të madh antikanabis në Lazarat, që shënoi edhe ndërhyrjen e parë të policisë në këtë fshat që çrrënjosi kultivimin e kanabisit dhe shkatërroi laboratorët e drogës që ishin ngritur në Lazarat. Ndërkaq, ai drejtoi edhe operacionin në Fushë-Kuqe të Mamurrasit, ku u sekuestruan laboratorë droge, teksa mori pjesë edhe në aksionin e Xibrakës, në Elbasan, ku gjithashtu u sekuestrua një laborator kokaine.


 


SHKRIME TË TJERA ME INTERES

[related_posts limit=”5″]