Shtetasi i shpallur në kërkim Altin (Aurel) Hoxhallari, i cili dyshohet se është organizatori i grupit të përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit, nuk është një emër i panjohur për policinë. Hoxhallari, është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash. Pikërisht në datën 1 shkurt 2015, thuajse para 3 vjetësh, Gjykata e Krimeve të Rënda liroi dy autorët e dyshuar si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 janar në Rrugën e Kavajës. Amarildo dhe Aurel Hoxhallari kanë deklaruar se policia duhet të mbajë përgjegjësi për të gjetur autorët e vërtetë të krimit.


Në seancën me dyer të mbyllura, kushërinjtë Hoxhallari kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm pasi, sipas tyre, ata nuk kanë asnjë lidhje me atentatit. Amarildo Hoxhallari është shprehur para gjykatës se nuk ka qenë policia që ka bërë arrestimin e tyre, por ata vetë janë dorëzuar në polici nga ku më pas janë arrestuar me akuzë të sajuar. Po ashtu, ai ka kërkuar që të nisin hetimet për arrestimin e paligjshëm të tyre, si dhe policia të gjejë autorët e vërtetë të atentatit ndaj Pajtim Serianit.


Arrestimi i Amarildo dhe Aurel Hoxhallarit u bë më 10 janar, ndërsa fillimisht Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë 20 ditë “arrest me burg” për t’i dhënë kohë prokurorisë për të faktuar akuzën. Në atentatin e Rrugës së Kavajës, personi që plagosi Serjanin, Artur Baze, i dyshuar si vrasës me pagesë, mbeti vetë i vrarë, pasi u qëllua nga efektivi Roland Mete. Sa i takon vrasjes së Devi Kasmit, Hoxhallari dyshohet se ka qenë kreu i grupit të strukturuar kriminal, ndërsa Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme, shtetasi grek dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit Devi Kasmi si vrasës me pagesë. Në momentin e arrestimit iu gjetën euro dhe para shqiptare që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Malvin Dimollari mjetet për përgatitjen dhe infrastrukturën përpërgatitjen e vrasjes. Elton Hoxhallari bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve për realizimin e vrasjes”, bëri të ditur Ardi Veliu.


2 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)