Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me incidenti ne ndodhur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ku një avokat dhunoi rojën e sigurisë.

Mësohet se avokati është Redi Llanaj, i njohur si avokati i Monika Kryemadhit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e kontrollit me detektorë metalesh, ku avokati është përpjekur të kalojë pa u kontrolluar, por është penguar nga punonjësi i sigurisë. Pas një debati verbal, situata ka degraduar në dhunë fizike ndaj punonjësit.

Pas ngjarjes, avokati Llanaj është shoqëruar menjëherë në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime lidhur me incidentin. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe po marrin masa për zbardhjen e plotë të saj.

Kujtojmë se paraditen e sotme, në Apelin e Tiranës një qytetar kërcënoi rojen e sigurisë duke i thënë “jeni për t’u vrarë të gjithë”. Në të njëjtën gjykatë, në datë 6 tetor 2025 në ambientet e brendshme të Apelit u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.