Flobens Meçja nga Shkodra, i njohur edhe si Gega dhe Drini, u arrestua në një operacion të policisë së Durrësit në një restorant në Gjirin e Lalzit, ku po dreka me Xhevdet Plakun dhe pesë të tjerë. 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.
Sipas hetimeve, Meçjas i janë ofruar 5 milionë euro për vrasjen e Erion Alibejt, i njohur me nofkën “Krymi”. Emri i tij përmendet në biseda të përgjuara me Franc Çopjan, i cili i ka ofruar edhe para për vrasjen e personave të tjerë, si Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe Ilir Lloshi. Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë këto vrasje.
Gjykata e Posaçme ka vendosur për të masën “Arrest në burg” që në korrik 2024, për akuzat që përfshijnë organizatë kriminale dhe vrasje të porositura. Gjatë kontrollit, tek ai u gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe një pistoletë me fishek gati për qitje.