Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Durrës. Një 31-vjeçar bëhet me dije se është paraqitur me plagë në këmbë në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit. Kanë nisur hetimet pas njoftimit të policisë nga ana e spitalit për rastin.
I plagosuri është Mateo Duma nga Durrësi. Ai po i nenshtrohet ndërhyrjes dhe pas saj pritet të zbardhë ngjarjen. Është jashtë rrezikut dhe paraprakisht nuk ka dhënë shpjegime.
Durrës / Informacion paraprak
Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
