Në orët e para të ditës së sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi kur një i ri 24-vjeçar u vra nga një shpërthim eksplozivi.
Ai po përpiqej të vendoste një lëndë plasëse në një automjet, por shpërthimi ndodhi aksidentalisht dhe i mori jetën. Viktima, i cili ende nuk është identifikuar nga policia, dyshohet se mund të ketë lidhje me një grup kriminal.
Grupi hetimor i ngritur për këtë rast është gjithashtu duke hetuar konfliktet e mundshme që lidhen me një atentat të dështuar, ku është përmendur një person me iniciale R.Ç.
Viktima aktualisht ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit, dhe policia është duke punuar për ta identifikuar atë.



