Drejtori i medias italiane, Calabria 7, Mimmo Famularo, foli në një lidhje Skype me studion e “Zona Zero” në Top News për të dhënë më shumë detaje mbi dosjen e Prokurorisë së Romës e siguruar nga gazetari Thimi Samarxhiu që përmban dëshminë e të penduarit të mafies italiane, Antonio Guastalegname.

Sipërmarrësi nga Vibo Marina, i cili ka treguar emrat e bashkëpunëtorëve që kishin kontakte me shqiptarët, duke iu referuar Valerio Navarras si  lidhja mes trafikantëve shqiptarë dhe mafiozëve italianë (i cilësuar nga hetuesit njeri i afërt me bosin e Ndragetas në Zungri, Antonio Giuseppe Accorinti). Ajo që ra në sy ishte se i penduari fliste edhe për përfshirjen e një ministri shqiptar, që sipas të cilit lehtësonte trafikun e drogës.

Për këtë  Famularo tha për “Zona Zero” se Guastalegname i njeh mirë dinamikat e krimit kalabrez. “Kemi pasur një ekskluzivitet për këtë dëshmi, kemi folur edhe për këtë politikan misterioz shqiptar. Referimet janë evazive, lidhja thoshte ai është mes një Robert Lazaj dhe Valerio Navarro-s. Nga operacioni i karabinierëve të Toskanës kanë zbuluar lidhjes mes narkotrafikut shqiptar e italian. Blihej nga shqiptarët dhe më pas shitej në veri të Italisë. Ai thoshte se kishte lidhje me një politikan të rëndësishëm në Shqipëri,” shprehet ai.

A i bën për të krijuar amulli mes këtyre personazheve?

“Mbi të gjitha jemi vetëm në fillim, është procesverbali i parë, me pjesët e hequra, të tjera gjëra do zbulohen shpejt. Do ketë hetime të tjera, flitet për trafik të lëndëve narkotike, për trafik armësh. Robert Laza është pika e lidhjes mes Valerio Navarro-s, i cili gjithashtu është pikë e lidhjes mes mafies shqiptare e italiane. Shqipëria është si kanal furnizimi. Është dhe aspekti politik i korrupsionit, e bën Shqipërinë një Meksikë të vogël të Europës”.

A ka të drejtë prokuroria italiane që të kërkojë më shumë lidhur me këtë politikanin shqiptar?

“Kjo është pakëz e ndërlikuar, se futet në sferën e juridiksionit evropian. Puna e drejtorisë së antimafias përqëndrohet mbi narkotrafikun, do shihet kush janë shqiptarët. Puna e antimafias është të godasë, asgjesojë këto organizata që favorizojnë këto trafiqe. Më e ngushtë është aleanca midis Ndranghetta-s dhe mafias shqiptare. Do hetohet vetëm nëse politikani shqiptar kryen vepra penale në territorin italian”.