Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 23-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim shokun e tij, pasi ka përplasur me makinë një efektiv policie.
Punonjësi i Bashkisë Kukës, 23 vjeçari me iniciale V. C., është arrestuar nga policia akuzohet se kërcënoi një efekt që u përplas me makinë nga një bashkëmoshatar i tij. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në vendin e quajtur “6-katëshi”, teksa efektivi ka qenë në shërbim.
Autori i aksidentit është larguar menjëherë nga vendngjarja, teksa aty ka qëndruar punonjësi bashkiak, që ka kërcënuar policin. Ky i fundit, mbeti i plagosur nga aksidenti dhe u dërgua në spital.
Njoftimi i policisë:
Policia bën me dije se arrestuan shtetasin V. C., 23 vjeç, banues në Kukës, punonjës i bashkisë Kukës, me detyrë administrator në lagjen “Gostil”, dhe shpallën në kërkim shtetasin J. C., 23 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur “6-katëshi”, shtetasi J. C. ka përplasur me automjet, punonjësin e Policisë Rrugore në shërbim, shtetasin E. M., dhe është larguar, ndërsa shtetasi V. C. e ka kanosur me fjalë punonjësit e Policisë. Punonjësi i Policisë mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. B., 33 vjeç, I. D., 50 vjeç, dhe Th. V., 29 vjeçe, banues në Gjermani, pasi kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit në pronësi të shtetasi Sh. B.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 2 armë të ftohta (mjete prerëse); L. K., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Rr. S., A. K., A. G., B. K., B. G., I. G., P. A., S.K., A. G., R. D., A. K., H. M., banues në fshatin Vlahen, pasi gjatë protestës të zhvilluar nga banorët e fshatit Vlahen, në aksin rrugor “Plani i Krumës-Vlahen”, këta shtetas kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve të transportit dhe nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për lirimin e rrugës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


