DItën e sotme një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën pasi ka ndodhur një atentat me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ishte eksperti për çështjet e sigurisë Fatjon Softa i cili ka folur rreth ngjarjes duke dhënë më shumë informacione dhe detaje rreth kësaj ngajrje. Softa ka theksuar se kjo ngjarje është ngjarje mes dy familjeve të cilat mund të kenë patur aktivitete kriminale duke përjashtuar motivin politik.

 “Është goditur biznesi familjar, kemi kërcënimin e djalit personit të plagosur dhe e treta ekzekutimi i tij, urojme që të mbijetojë por mesa duket gjendja është e rëndë. Brenda territorit forca e policisë s’ishtë në nivel të duhur, sepse ka patur kërcënim për t’a eleminuar dhe duhet t’fillonte hetimi. Duhet të jetë dhe policia të merret me ngjarjen. Nga kjo ngjarje e përjashtoj motivin politik, mund të jetë interes tjetër. Ngjarja ndaj këtij personi nuk është aktivitet politik sepse babai i të plagosurit nuk është më në politikë. Ngjarja mund të ketë karakter criminal ose aktivitete të dyshuar ku preken interesa. Familja Liçi dhe Bushati, objektiv ishte Bushati. Mendoj sepse janë ngjarje që shkojnë te i njejti person, pra goditja e biznesit fakti i kërcënimit të personit më pas goditja dhe mjeti i përdorur i kujt ishte? Mjeti ishte me targa kroate kush e kishte këtë mjet? A ka patur informacion policia? Lidhur me ktë s’duhet ta lidhim me vllain nëse e lidhim mund të jetë pistë hakmarrjeje me grupe të përplasura në aktivitete kriminale. Është e rëndësishme provat e para. Nëse ka vështirësi kjo polici mund të kërkojë ndihmë policia aty ku krimi është më dominant, s’është vetëm policia e Shkodrës është dhe e Elbasanit etj është e gjithë Shqipëria. Duhen sekuestruar serverat dhe kamerat dhe të bizneseve të tjera para ngjarjes nuk e di  a do e bëjnë por duhet ta bëjnë shpejt se mund të fshihen kamerat. Personat që kanë qenë në venngjarje tregojnë vetëm dinamikën jo më shumë. Mund të ketë dhe punonjës policie të përfhirë se kto grupe kanë informacione për shërbimin e policisë. Duhet të shohim dosjen nëse ka patur denoncim kush e ka patur” tha Softa.