Një person ka sulmuar mbrëmjen e djeshme disa efektivë të policisë së Librazhdit, ndërsa këta të fundit po kryenin procedurën e shoqërimit të tij në komisariat.

Policia është njoftuar nga disa qytetarë, të cilët kanë denoncuar se një person i dehur po i bezdiste. Kur efektivët shkuan për ta shoqëruar në komisariat, ai ka reaguar dhunshëm ndaj tre efektivë të patrullës së policisë duke i kërcënuar edhe verbalisht.

Ndërkohë të tre efektivët e policisë kanë bërë denoncim në Prokurorinë e Elbasanit ndaj tij.