Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News”, ku foli në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhje.
Ngjela tha se brenda PD-së ka persona që duan largimi ne tij nga drejtimi i partisë, pro kanë frikë ta kundërshtojnë. Sipas Ngjelës, shpresa e vetme që u ka mbetur, është që Berisha të dënohet dhe në këtë mënyrë, të mos mundet të ushtrojë më funksione publike.
“Saliu është i paaftë të kuptojë se interesi i tij nuk vlen mbi partinë. Tani, e gjithë shpresa e atyre që nuk e kundërshtojnë dot Saliun sepse kanë frikë, është që mundësisht të dënohet. Nëse ai dënohet nuk do mund të merret më me politikë. Nëse Saliu dënohet, ata do zgjedhin liderin e ri, por kjo do frikësojë një njeri. Nëse PD zgjedh kryetar të ri, njeriu që nuk do bëjë gjumë është Rama. Sali nuk ka vota nga populli dhe ka shkatërruar imazhin e Partisë Demokratike. Nuk fitojnë kurrë. Në 2025, numri i abstenuesve ishte shumë i madh.”– tha Ngjela.



