Exclusive nga Anila Hoxha
Çështja që shtrohet tashmë nuk lidhet më vetëm zhvillimin urbanistik ku duhet të ishin paramenduar kriteret, duke nisur nga rrugët, shkallët e emergjencës dhe sistemi hidrik në çdo godinë.
Maks Kola urbanist, arkitekt: Shqipëria ka sipërfaqe rrugore tre herë më pak se vendet përreth, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova. Pra po të matemi me vendet përqark jemi në këto nivele, që do të thotë dendësia e banimit rritet, dhe sipërfaqja e metrave katrorë rritet kryesisht në Tiranë dhe bregdet dhe sipërfaqet e rrugëve nuk zgjerohen. Pra kemi në përpjesëtim të zhdrejtë me numrin e banorëve, probleme në trafik dhe për ambulancat, makinat e policisë dhe mbi të gjitha zjarrfikëset.
Shkëlqim Goxhaj, drejtor i shërbimit zjarrfikës: Në aktivitetin tonë të përditshëm ne e kemi të përcaktuar zonat ku ka vështirësi për tu afruar afër objektit, këto zona janë afër Tiranës, qendrës, Myslym Shyri. Sa herë ka ngjarja në këtë zonë zjarrfikësit e dinë se ku po shkojnë.
Por a mund t’i besohet siguria e një pallati vetëm subjektit projektues dhe kush verifikon nëse leja e miratuar në letër përputhet në terren me çdo detaj të shkruar dhe përse pas çdo ngjarjeje të ngjashme, zjarrvënie apo bllokim ashensorësh, penalizohen vetëm supervizorët dhe administratorët?
Alban Qafa: Ai supervizori që ndjek është përgjegjësi, ai duhet të jetë i pari për materialin dhe pastaj janë kualiduesit dhe ISHTI, të gjitha nuk kanë funksionuar. Sipas ligjit për administratorët është detyrimi që ata të jenë të trajnuar dhe në emergjencë duhet të jenë të parët që të reagojnë, i ka parë bashkia a janë apo jo sa për të qenë në rregull?
Gjergj Simaku: Më trego në legjislacion se çfarë përgjegjësie mban supervizori përveçse nëse ndodh kjo shkon në burg, por dhe gabim nuk ka bërë se nuk përcaktohet në specifikimet e një ndërtese se çfarë materiali, përshembull marrim shembull godina që ndërtohen nga BE. Godina e SPAK ku ju raportoni, atje kishte një katalog, me detaje, unë kam qenë supervisor dhe aty nuk mund të bëje gabim se një material para se të futet firmosej nga supervvizori.
Mark Kola: Nuk ka një ligj që të detyrojë familjarët dhe ndërtuesit që të vendosin në banesat dedektorë tymi apo xhami, zjarri mund të lindë nga një harresë si pianura, apo hekuri. Ne nuk e kemi ligj që të ketë një siguri njësoj si në aeroporte, muzetë apo në ambientet publike. Problem tjetër është se referuar edhe burimit të zjarrit në pallatin në fjalë, është një katet përdhe kryhen njësi shërbimi. Në vendet europiane, janë të ndara se ku do të janë shërbimet dhe ku banesat. Problem tjetër është që shiten apartamentet për shtëpi dhe kthehen në njësi, mund të jenë studio, klinika mjekësore, dentare. Kjo sjell problemin se kur një konstruktor kur ndërton parashikon edhe funksionin. Aq më tepër që katet përdhe pasi kualidohen dhe certifikohen më pas kryhen mobilimi i tyre, kthehen në butikë, shërbime të ndryshme, magazine dhe nga ky moment pronari i ri futet dhe ndërhyn në rrjetin elektrik dhe ujërat e zeza, por duke bërë aspirimin, nuk e kontrollon dot rrezikun sepse ndërhyrja kryhet pa leje dhe kjo gjë sjell edhe problemet.
Alban Qafa: Është e detyruar kompania që në momentin që kualidohet ndërtimi duhet të paraqesin të gjithë origjinën e mallit…
Gjergji Simaku: Kemi bërë një VKM në të cilën kemi vendosur kushtet e izolimit termik ku kemi caktuar një koeficient nxehtësie por askush nuk përcakton çfarë materialesh duhen që të arrihet ky koeficient. Arkitektët dhe gjithë zyrat e urbanistikës dhe mbi të gjitha institucioni që cerfitikon këto ndërtime para lejes, bën një certifikatë paraprake të prodhimit të energjisë, por çfarë materialesh vendosen nuk mban përgjegjësi. Këtu është boshllëku që ka VKM 537 e 2020 që u bë pak me nxitim dhe që nuk vendosi për koeficientin për transmetimin e energjisë që të vendosej edhe për materialet ai ishin të rrezikshme apo jo.
Ajo që dihet është se duke nisur nga faza fillestare punimet ndiqen nga supervizori etapë që mbyllet me koalidimin, ndryshe pasaporta e njohjes së ndërtesës. Por ligji rendit detyrimet gjatë fazës së aplikimit, marrjes së lejes deri mbylljes së projektit. Por cilësia mbetet e diskutueshme.
Gjergji Simaku: Nuk mund të them që fasadat nuk janë të garantuara, fasadat janë të garantuara nëse materialet nuk janë të djegshme. Rregulloret përkatëse janë deri në nivelin e materialet. Çështja qëndron që brenda fasadës të mos ketë elementë të djegshëm por të jetë brenda standardeve që ne nuk i kemi standardet. Ne këtu gjejmë një sistem kapot, ndërkohë që brenda të njëjtit vend gjejmë edhe këtë standardin dhe duhet vërtetuar që janë plastike apo jo, për mendimin tim janë pllaka gres dhe nuk duhet të jenë të djegshme.
Fjolard Saliko, inxhinier elektrik: Në fillim janë dokumente të rregullta dhe dalin sipas standardeve, të përcaktuara nga euronorma por që cedojnë në praktikë kur vjen puna për t’i bërë rigoroze për mbarëvajtjen e ndërtimit të një objekti.
Maks Kola: Ka projekte që e marrin lejen në institucionet shtetërore por ka edhe projekte që ndërtohen për tu legalizuar në fund fare dhe kjo e dyta është shumë më pak profesional sesa ai objekt që kolaudohet në bashki.
Gjergji Simaku: Kur ligji ka dalë në vitin 2016, dolën aktet nënligjore, midis tyre dolën edhe aktet për termoizolim. Që e kontrollojnë audituesit të energjisë, aty, kjo do të thotë se gjithë këta kanë bërë detyrën e tyre, që është vënë termoizolimi dhe askush nuk është marrë me cilësinë.
Alban Qafa: Gjatë zbatimit të punimeve shumë nuk i zbatojnë elementët e sigurimit teknik dhe marrin më të lirat, që janë materiale të ekspozuara karshi duke marrë flakë pallati si kuti shkrese, a ka apo jo shkallë emergjence edhe aty ku jetoj unë s’ka
Kush e kontrollon cilësinë e punimeve?
Gjergji Simaku: Pyetja që më bëre e ngjashme me kundrapyetjen: kur vjen një elektricist a është i certifikuar? Jo! Kështu janë edhe këta, në Shqipëri ekziston një listë e profesioneve, mbi bazën e certifikatave, se elektricisti të bën dëm por ti nuk e fajëson dot. Nuk je i sigurtë me këdo punëtor që fut në shtëpi, pra kjo gjë në mendimin tim se në legjislacioni që po bëhet në përputhje. Vetëm ngjyra është miratuar nga institucionet. E njoh mirë edhe bumin e viteve 2000. Kush merr më shumë kosto? Betoni, llaci, nuk marrin sistemet mekanike, kundra zjarrit, ti nuk ke një depozitë të gatshme, hidrike që të vijë zjarrfikësja e të mbushet këtu me ujë. Këto mungojnë në legjislacion që në fund të nxjerrësh fajtorët. Sot nuk nxjerr dot fajtorë se nuk ke ku kapesh me legjislacion pavarësisht.
