Deputetja e PS, Iris Luarasi ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen në Zvërnec dhe protestën e zhvilluar dje në Tiranë. Ajo pyet se kush përfiton kur Shqipëria ndalon së zhvilluari dhe kur investitorët e mëdhenj prestigjozë zgjedhin fqinjët dhe jo vendin tonë.

Luarasi thotë se e kupton indinjatën e qytetarëve, të cilët panë një ekskavator pranë një lagune me pelikanë, por nga ana tjetër duhet vërtetuar nëse ajo video ishte reale apo një montazh i bërë nga një studio jashtë Shqipërisë.


Reagimi i Luarasit:

Kush përfiton kur Shqipëria ndalon? Kur ndalon investimi, kur ikën Aman, kur tërhiqet Roseëood, kur Mandarin Oriental zgjedh fqinjin tonë? Kush feston pas kësaj?

Dje pashë në shesh njerëz që i njoh. Njerëz që i respektoj. Njerëz që kanë zemër të mirë.

E kuptoj indinjatën. Sepse kur shikon një ekskavator pranë një lagune me pelikanë, zemra reagon para mendjes dh kjo është njerëzore. Por pas reagimit të zemrës, vjen përgjegjësia e mendjes.

Dhe mendja na pyet: a ishte ajo video reale, apo një montazh i bërë në një studio jashtë Shqipërisë?

Pas çdo informacioni që ju indinjoi, kërkoni dokumentin origjinal. Nëse ai që ju indinjoi nuk ju jep dokumentin, pyetni veten pse.

Kjo nuk është luftë mes nesh. Është luftë mes asaj që na thuhet dhe asaj që është e vërtetë.