Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Dukagjinit.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir është gjetur brenda një automjeti një person i dyshuar i vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Aleksandër Koçeku.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për mbledhjen dhe administrimin e provave që do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e vrasjes.