Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Emiliano Ninës, kushëririt të Ervis Martinaj, pasi u kap me armë në derën e banesës së Ilir Selmanit.
21-vjeçari u arrestua në kuadër në kuadër të operacionit të koduar “Road”. Në pranga ra edhe 31-vjeçari Erjon Hoxha.
Gjatë operacionit, në rrugën “Fitnete Rexha”, u ndalua për kontroll një motomjet me të cilin ata lëviznin, ku drejtues ishte 31-vjeçari Hoxha
Nga kontrolli i ushtruar ndaj Ninës, në çantën që mbante në sup, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me municion, të cilën dyshohet se e mbante pa leje.
Nina për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa Hoxha për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Rrethanat e pranisë së Emiliano Ninës në banesën e Selmanit dhe qëllimi i takimit mes tyre mbeten të paqarta.
Ilir Selmani është i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos u lirua disa ditë më parë.
Selmani është i përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e cila vijon të jetë në proces gjyqësor.
Ilir Selmani që kur është liruar nga Apeli i Posaçëm, mbahet në arrest shtëpie me mbikqyrje policore. Kërkesa u bë nga prokurori Behar Dibra, u miratua nga gjykata dhe u zbatua nga policia e shtetit.
Kjo për shkak se Selmani konsiderohet personazh i rrezikshëm , i dënuar me 28 vite burg për vrasjen e ish policit Santiago Malko nga shkalla e dytë e gjyqësorit, vendim që u prish nga Gjykata e Lartë dhe u riktheu sërish në Apelin e Posaçëm për rigjykim.
Për shkak të kalimit të afateve, Apeli i ndryshoi masën Selmanit, vendimi që u dha nga një trupë që ushtron detyrën jashtë gjykatës së Apelit të Posaçëm.
