Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme.

Reshje të herëpashershme shiu kryesisht të karakterit lokal parashikohen në pjesën e parë të ditës në pjesën më të madhe të vendit, teksa prej orëve të mesditës e pasdite priten reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në jug të territorit. Reshjet e herëpasherëshme të shiut kryesisht të karakterit lokal mbeten prezente në relievet malore në veri.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, teksa valëzimk në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 1-2 ballë.