Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë SPAK për sekuestrimin e pasurive të Redi Mollës, ish-drejtor në bashkinë e Tiranës i arrestuar në lidhje me hetimet e dosjes “5D”.
Molla kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit për sekuestrimin e pasurive të tij, por sic mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Kushtetuesja e ka lënë në fuqi. Redi Molla dhe ish-drejtorët e tjerë të Bashkisë Tiranë, u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.
Sipas SPAK, Mariglen Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.
