Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë. Begaj thotë se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por thekson se nuk është penduar edhe pse  nxori dekretin pa pritur vendimin e Gjykatës për ankimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Mendimi ynë është që respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pse duhet të pendohem për një akt që duhet ta nxjerr– tha Begaj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i dhënë një ditë më parë, erdhi pas ankimimit të bërë nga Erion Veliaj që dekreti të shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi në bashkinë e Tiranës. Më 31 tetor, gjykata pritet që të shqyrtojë edhe ankimimin për shkarkimin nga detyra të Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.