Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për shfuqizimin e një vendimi të Rregullores së Kuvendit që lidhet me numrin e Komisioneve Parlamentare.

Pas këtij vendimi ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili shprehet se nuk gjen asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së tij në komisione të përhershme dhe vendimit të shpallur nga Gjykata Kushtetuese.

Balla thekson se pret vendimin e plotë për të kuptuar argumentimin, veçanërisht sa i përket çështjes së “të drejtës së shprehjes”, duke shtuar se deputetët e kanë shprehur qartazi vullnetin e tyre përmes votës në Kuvend.

Ai nënvizon se Kuvendi duhet të vijojë punën me ndarjen aktuale të komisioneve, të cilat, sipas tij, do të rimiratohen së bashku me ndryshime të tjera që pritet të depozitohen në ditët në vijim.

Nuk gjej dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Pres me shumë kuriozitet vendimin e plotë për të kuptuar edhe atë çështjen e ‘të drejtës së shprehjes’, kur është fakt se deputetët kanë votuar dhe e kanë shprehur vullnetin qartazi me votë. Megjithatë mendoj se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta vazhdojë punën e tij me ndarjen aktuale të Komisioneve, të cilat do duhet të rimiratohen bashkë me ndryshime të tjera që siç njoftova në fillim të sesionit do t’i depozitojmë në ditët në vijim”, shkruan Balla.