Jakup AlShammari është një biznesmen nga Kuvajti që ka zgjedhur të jetojë dhe të investoje në Cërrik.

I dashuruar me natyrën dhe mikpritjen shqiptare 56 vjeçari ka krijuar një fermë me bagëti. Sipas të huajit blegtoria në Shqipëri ka nevojë për më shumë mbështetje.

Kam 5 vjet e gjysmë, në Shqipëri, kam bërë një biznes me dele, me lopë. Kam tokë të mbjellë me jonxhë, elb, misër, grurë. Biznesi këtu është i mirë por duhet më shumë mbështetje nga qeveria. Shqipëria është vend shumë i mirë, moti është i mirë, toka, njerëzit. Çdo gjë është mirë për familje, për biznes. Shpresoj çdo gjë të vazhdojë kështu.”, shprehet Yacoub AlShammari.

Por si çdo aktivitet tjetër në vend, edhe në fermën e kuvajtianit ka mungesë të punëtorëve.

Problem në Shqipëri nuk ka punëtorë. Këtu kanë mbetur vetëm burrat e vjetër. Nuk ka djem të ri. Nuk ka punëtorë, jo vetëm për mua, është problem i përgjithshëm. Po mendoj të marr punëtorë indianë, ti sistemoj këtu me familjet dhe ta zgjeroj biznesin duke krijuar edhe baxhon e trajtimit të bulmetit.”, shton ai.

Teksa kopetë në Shqipëri janë gjithnjë e më të rralla, biznesmeni çdo muaj importon nga Rumania rreth 2 mijë qengja të cilët i tregton për konsumin e mishit.

Top Channel