Është zbardhur agjenda e seancës së përbashkët plenare të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, që do të zhvillohet më 20 dhjetor në Prishtinë.
Mësohet se të premten, zyrtarët e lartë të politikës shqiptare, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare, do të nisen me autobusë nga Tirana për të marrë pjesë në seancën që pritet të nisë në orën 11:00.
I pari që mban fjalën, do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, të cilin e pason kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për të vazhduar më tej me krerët e grupeve parlamentare të dy vendeve.
Të fundit që do të flasin do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas ai i Kosovës, Albin Kurti.
Axhenda:
- 06:00: Nisja nga Tirana në mënyrë të organizuar me autobuzë nga Kryesia e Kuvendit
- 10:30: Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
- 11:00: Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
- -Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
- Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
- Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
- Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
- Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
- Z.Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
- Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës (3 min)
- Arben Gashi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
- Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
- Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (5 min)
- Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
- Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
- Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
- Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
- Mbyllja e Punimeve
- Kthimi për në Tiranë, në mënyrë të organizuar me autobuzë.




