Klodiana Spahiu është zyrtarisht ministrja e re e Shëndetësisë, pasi kandidatura e saj mori 79 vota pro në Kuvend.
Spahiu merr drejtimin e dikasterit pas dorëheqjes së Evis Salës, e cila u largua nga posti pak ditë më parë.
Procesi i votimit u zhvillua gjatë seancës plenare të kësaj të marte, ndërsa deputetët e opozitës u larguan nga salla pak pas nisjes së votimit.
Pas përfundimit të procedurës dhe miratimit të ministres së re, seanca plenare e Kuvendit u mbyll.
