Tensionet sot kanë përfshirë Kuvendit si jashtë godinës, por edhe Brenda sallës.

Disa deputetë të opozitës që kanë arritur të futen po shkaktojnë kaos, teksa kanë grumbulluar karriget e tyre para foltores. Ata po ashtu kanë kërkuar që të gjithë deputetët e opozitës të lejohen të hyjnë në seancë, pasi përjashtimi i tyre është i padrejtë.

Kujtojmë se jashtë godinës, ndodhen deputetët e përjashtuar, të cilët po përplasen fizikisht me Gardën, në përpjekje për të hyrë brenda.