Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e opozitës për ngritjen Komisioneve Hetimore.
Kërkesa është rrëzuar me 70 vota, nga deputetët e Partisë Socialiste. Përkatësisht, nga opozita është kërkuar ngritja e Komisioneve Hetimore për sistemin TIMS si edhe për koncensionet në Shëndetësi. Gjithashtu është rrëzuar dhe kërkesa e Gazment Bardhit për ndryshimin e përbërjes së komisionit te Reformës Zgjedhore.
Përfundimi i seancës u shoqërua me debate, lidhur me Komisionet Hetimore, teksa Gazment Bardhi, deputetë të opozitës si edhe ish-kryeministri Sali Berisha bllokuan Foltoren.

