Personi në foto është drejtori i shkollës private Maarif Elbasan Campus, Fatih Konuksever, i cili u bë pjesë e një skandali që tronditi opinionin publik pas publikimit të pamjeve në media.
Drejtori Fatih Konuksever, duket qe u merr ushqimin nga duart nxënësve dhe e hedh në mënyrë të papërshtatshme.
Ngjarja shkaktoi reagime të forta, ndërsa nxënës të shumtë denoncuan se kjo sjellje nuk ishte rast i izoluar.
Sipas tyre, drejtori përsërit të njëjtin veprim sa herë që ata porosisin ushqim nga jashtë, duke i detyruar në këtë mënyrë të konsumojnë ushqimin e mensës së shkollës, i cili ofrohet kundrejt pagesës. Këto pretendime ngritën shqetësime serioze mbi presionin dhe klimën e frikës që, sipas nxënësve, ekziston brenda ambientit shkollor.
