Një i ri shqiptar ka humbur prej dy ditësh në Gjermani dhe familjarët janë tepër të shqetësuar për të.
Valentin Volaj, 23-vjeç, ka dalë nga banesa ku jeton në Bremen, më datë 9 nëtor rreth orës 4 të mëngjesit dhe ende s’është kthyer.
Ai ka lënë shtëpi të gjitha sendet personale, celularin dhe paratë, si dhe një letër lamtumire për familjarët, pasi kohët e fundit vuante nga depresioni dhe po kalonte një periudhë stresuese në jetë.
I riu nuk është person problematik, prandaj familjarët kanë frikë se atij mund t’i ketë ndodhur ndonjë gjë.
Ata kanë bërë denoncim në policinë gjermane dhe kërkesë për ndihmë në ambasadën shqiptare, ndërkohë që po e kërkojnë kudo në zonën Sodenmattsee (Huchting).
