Gjykata e Korçës caktoi masën arrest me burg për 21-vjeçarin i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Dritson Kurti 4 ditë më parë u bë baba i një vajze me një 14-vjeçare në qytetin e Korçës. Pas arrestimit nga policia, familjarët kanë kërkuar lirimin e 21-vjeçarit me pretendimin se komuniteti i tyre i ka zakone martesat në moshë të vogël. Gjithashtu edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e bashkëshortit të saj duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.

Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri-tjetrin në banesën e 21-vjeçarit në Korçë i cili jeton me gjyshen.